Michael Sercan Daventry
13 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
LONDËR (AA) - Britania e Madhe të mbetet “sa më afër të jetë e mundur Bashkimit Evropian”, tha mes tjerash ne fjalimin e tij të fundit në cilësi të kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Dhomën e Përfaqësuesve para se të zëvendësohet nga Theresa May, Cameron tha se është vitale për Britaninë që të mbajë marrëdhënie të ngushta me BE, pavarësisht vendimit për të dalë nga Unioni.