Erbil Başay
06 Tetor 2015•Përditësim: 06 Tetor 2015
BERLIN (AA) - Paraqitja e Kancelares gjermane, Angela Merkel e mbuluar në një fotomontazh me “çarçaf” në një program të transmetuar në ARD një prej kanaleve prestigjioze ka ngjallur debate në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
Kancelarja gjermane Merkel është paraqitur me “çarçaf” në një fotografi fotomontazh ku qëndronte në sfondin prapa prezantuesit të programit "Bericht aus Berlin" në televizionin shtetërorë ARD i cili ka patur si temë refugjatët. Gjithashtu në program është paraqitur edhe ndërtesa e Parlamentit Federal me minare dhe në kubenë e saj qëndronte i vendosur një stemë. Ndërsa prezantuesi i programit Rainald Becker ka drejtuar pyetjen "Çfarë do të ndodhë me vlerat tona?".
Në publikimet në median sociale ndaj regjisorëve të programit janë drejtuar akuza se po bëhet propagandë armiqësore ndaj Islamit në lidhje me transmetimin e lajmeve në këtë mënyrë. Një përdorues në Twitter duke tërhequr vëmendjen në afishat e Partisë Demokrate Nacionaliste të Gjermanisë (NPD) ka pohuar: "Kolegët tanë nuk e dinë propagandën e NPD?", ndërsa në person tjetër u shpreh se "Lëvizja e Europianëve kundër islamizmizimi të Perëndimit (PEGIDA) nuk mund ta bënte më mirë këtë".