Emre Aytekin
27 Qershor 2017•Përditësim: 28 Qershor 2017
ANKARA (AA) – Zbuluesi satelitor i Saturnit të Administratës Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) ka fotografuar vijën e ndritshme të këtij planeti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në fotografinë e publikuar në ueb faqen zyrtare të NASA-s, shihet se vija e ndritshme është fotografuar në aksin ekuatorial, në drejtim vertikal me unazat e planetit, në një kënd të zhdrejtë.
Në fotografi, e cila nga pjesa e mbetur e errët e planetit është fotografuar në dritë reverse, unazat e Saturnit kaplojnë pjesën e përparme si një shirit i errët.
Në informacionin e dhënë në ueb faqe thuhet se fotografia është bërë më 31 mars 2017 në një distancë prej një milion kilometra nga Saturni.