Lejla Biogradlija
17 Qershor 2022•Përditësim: 17 Qershor 2022
Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiye-s (Turqisë), Mevlüt Çavuşoğlu u takua me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq në kuadër të takimeve të tij në Zagreb të Kroacisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne diskutuam rreth bashkëpunimit tonë ekonomik me kryeministrin kroat, zhvillimet e fundit në Ukrainë, Bosnjë e Hercegovinë dhe zgjerimin e NATO-s", tha Çavuşoğlu në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Pas një konference të përbashkët për media me homologun e tij kroat, Gordan Grliq Radman, Çavuşoğlu u takua me Plenkoviqin dhe përfundoi kontaktet e tij në Zagreb.
Çavuşoğlu takimet e tij në Ballkanin Perëndimor do t'i vazhdojë në Bosnjë e Hercegovinë.