Mübarek Muhammed,Meryem Kasım
15 Maj 2016•Përditësim: 16 Maj 2016
HADRAMEVT (AA) - Organizata terroriste, DAESH, ka marrë përsipër sulmin ndaj një baze ushtarake në Mukella të qytetit Hadramevt në Jemen, ku humbën jetën 25 ushtarë dhe u plagosën 60 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Amak, e cila njihet me lidhjet e saj me DAESH-in, në një lajm të publikuar ka pohuar se DAESH-i ka sulmuar bazën e forcave të sigurisë En-Nechde, në rajonin Fuh në Mukella. Në lajm thuhet se sulmi është kryer nga një kamikaz.
Në sulmin e kryer në bazën En-Nexhde, bazë kjo që përdoret për trajnimin e forcave ushtarake, të paktën 25 ushtarë kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë burimet lokale kanë thënë se gjendja e disa prej të plagosurve është kritike për jetën.
Ushtria e Jemenit më 24 prill rimori nën kontroll qytetin Mukella pas një viti nga Al-Kaeda.