İdris Okuducu
31 Korrik 2016•Përditësim: 01 Gusht 2016
KERKUK (AA) - Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e 5 sulmeve vetëvrasëse të organizatës terroriste DAESH në Kerkuk të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burimet e sigurisë, thuhet se 5 sulmet vetëvrasëse kanë ndodhur ndaj një pusi nafte dhe një depoje gazi në Kerkuk. Si pasojë 9 persona kanë mbetur të vrarë, në mesin e të cilëve ishin dhe 5 kamikazët që morën pjesë në sulm.