Recep Yaşar
22 shtator 2015•Përditësim: 22 shtator 2015
KOPENHAGEN (AA) - Theksohet se pas kalimit të kufijve të Austrisë dhe të Gjermanisë në Danimarkë në një periudhë kohore prej 15 ditësh kanë hyrë të paktën12 mijë e 400 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga policia e Danimarkës theksohet se në vend çdo ditë hyjnë mesatarisht 700-800 refugjatë. Sipas informacioneve të policisë së Jyllandit jugorë, Sjaelland jugorë dhe Lolland-Falsterm theksohet se që nga 6 shtatori e deri tani numri i refugjatëve që kanë kaluar nga Gjermania në Danimarkë është të paktën 12 mijë e 400 persona dhe gjithashtu theksohet se kjo shifër është përcaktuar nga kontrollet e ushtruara nëpër trena, anije, autobusë dhe automjetet private.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se pothuajse të gjithë refugjatët në vend që të kërkonin azil në Danimarkë ata kanë ikur në Suedi dhe në Finlandë.
- Vullnetarët pengohen-
Qindra vullnetarë të organizuar pas fluksit të refugjatëve në Kopenhagen ndihmojnë refugjatët me ushqime, ujë, bileta të trenit dhe celularë në pikat e formuara prej tyre kryesisht në aeroportin Kastrup në Kopenhagen.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se autoritetet e hekurudhave në Danimarkë me arsyetimin se nuk kanë leje pengojnë duke mos lejuar hyrjen në stacione të vullnetarëve të cilët ndihmojnë refugjatët për të vajtur në Malmö të Suedisë. Më parë vullnetarët mbanin të veshur një jelek të verdhë me mbishkrimet në gjuhën arabe "ndihmë", ndërsa tani pas vendosjes së këtij kufizimi ata përpiqen të ndihmojnë pa u vënë re.
- Refugjatët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në Danimarkë-
Refugjatët për shkak të vështirësive në dhënien e leje qëndrimeve të përhershme dhe të bashkimit familjar, por edhe për arsyen se ndihmat sociale që iu paguhen refugjatëve janë përgjysmuar nuk dëshirojnë të qëndrojnë në Danimarkë dhe për këtë arsye ata preferojnë të kërkojnë azil në Suedi dhe Finlandë.
Danimarka tërheq vëmendjen se është vendi me ligjin më të rreptë për refugjatët mes vendeve europiane.