Mahmoud Barakat
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
BAGDAD (AA) – Grupi terrorist DEASH ka ekzekutuar 20 civilë në tentimin e tyre për të ikur nga Mosuli, që tani është objektiv i ofensivës së madhe ushtarake, bëri të ditur sot një zyrtar irakian, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i ushtrisë Kazim al-Maksusi për AA tha se civilët u kapën nga militantët e DEASH-it të martën gjatë tentimit të tyre që të ikin me anije nga zonat e mbajtura nga DEASH-i në Mosulin perëndimor.
“Burrat u ekzekutuan menjëherë nga militantët e DEASH-it, ndërsa gratë dhe fëmijët u morën peng”, tha ai.