Canberk Yüksel
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
NEW YORK (AA) - Dy persona u plagosën rëndë si pasojë e një tornadoje të madhe e cila të martën goditi New Orleansin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i qytetit, Mitch Landrieu u tha gazetarëve se tornadot janë jashtëzakonisht të fuqishme dhe shkatërruese sa që gjërat të cilat i kanë parë në qytet kanë qenë vërtetë të frikshme.
Sipas tij, Luiziana është mbyllur e tëra.
Një numër i konsiderueshëm i njërezve kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga rënia e mbeturinave të cilat i ka sjellë tornadoja ndërkohë që disa shtëpi mbetën në rrënoja.
Ekipet e emergjencës janë duke trokitur derë më derë në kërkim të njerëzve të bllokuar brenda shtëpive.
Stuhitë shkatërruese, nuk paraqesin ndonjë risi në New Orleans.
Në vitin 2005 uragani Katrina përmbyti 80 përqind të qytetit për çka rreth 90 përqind e banorëve u evakuuan.
Stuhia la të vdekur mbi 1.800 persona në Luiziana dhe Misisipi dhe është njëra nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore në historinë e SHBA-ve, dëmi i të cilës ishte vlerësuar në 150 miliardë dollarë.