Mahmoud Barakat
01 Nëntor 2019•Përditësim: 01 Nëntor 2019
Grupi rebel Huthi sot bëri të ditur se ka rrëzuar një dron “spiunazhi” në veri të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i grupit, Yehia Serie deklaroi se droni i rrëzuar ishte një mjet fluturimi pa pilot ScanEagle i prodhuar nga SHBA-të.
Droni "u rrëzua derisa kryente veprimtari armiqësore dhe spiunazhi në zonat kufitare me Arabinë Saudite", tha Serie.
Koalicioni i udhëhequr nga sauditët ende nuk është prononcuar për incidentin.