Mahmut Atanur
29 prill 2016•Përditësim: 29 prill 2016
PEKIN (AA) - Në Kinë i vihet zjarri autobusit pas rrëmbimit, ku si pasojë kanë humbur jetën disa persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua mësohet se si rezultat i zjarrëvnies ndaj një autobusi të rrëmbyer në rajonin Shaanshi në veriperëndim të vendit kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Autoritetet lokale të policisë kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një tuneli në rajonin Lantian. Gjithashtu autoritetet kanë theksuar se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.