Bekim Laci
24 Nëntor 2016•Përditësim: 25 Nëntor 2016
ZAGREB (AA) - Zyrtarët doganorë të njësisë Rajonale në Osjek të Kroacisë kanë zbuluar të enjten në terminalin Zhupania një tentativë për trafikimin e 715 breshkave të gjalla të cilat gjenden në listën kroate të specieve të mbrojtura, raporton Anadolu Agency (AA).
Dogana e Kroacisë ka thënë se bëhet fjalë për zbulimin më të madh deri më tani falë masave të rregullta të cilat i ndërmarrin për kontroll të mallrave të cilat hyjnë në zonën e Bashkimit Evropian përmes Kroacisë.
Siç raportojnë mediat kroate, Drejtoria e Doganave të Kroacisë gjatë ditës do të dalë me detaje rreth zbulimit të këtij kanali i cili do të prezantohet në një konferencë për mediat.