Erkan Avci
05 Shkurt 2017•Përditësim: 05 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – ERKAN AVCI
Lideri i popullit tartar të Krimesë dhe deputeti i Ukrainës, Mustafa Abdulxhemil Kırımoğlu, duke vënë në dukje pamjaftueshmërinë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për shkak të okupimit të Krimesë tha se "Këto sanksione duhet të forcohen. Të gjitha vendet duhet të ofrojnë kontribut për zgjidhjen e problemit të Krimesë", raporton Anadolu Agency (AA).
I ndodhur në Ankara për disa takime, Kırımoğlu i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së.
Ai ka rikujtuar se kohët e fundit mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Krime janë përballur me veprime të ndryshme, si përndjekje, ndalime dhe marrje në pyetje nga punonjësit e shërbimeve të fshehta ruse. Kırımoğlu ka vënë në dukje se okupuesit rusë nuk do të heqin kurrë dorë nga presionet.
Kırımoğlu, ka theksuar se regjimet okupatore mund të qëndrojnë në pushtet duke frikësuar njerëzit dhe ka shtuar më tej se "Presionet do të rriten. Zgjidhja e vetme e kësaj është çlirimi i territoreve nga okupuesit. Mua më pyesin shumë se 'çfarë të bëjmë për tartarët e Krimesë, si mund të ndihmojmë'. Unë shprehem se nuk mund të na ndihmojnë. Ndihma e vetme që mund të kryhet është që me sanksione të ndryshme të detyrohet Rusia të tërhiqet nga Krimea."
"Nëse nuk i ndalojmë teksa ndodhen në Ukrainë, nesër këto mund të jenë edhe në Poloni dhe Lituani"
Duke vënë në dukje kryesisht pamjaftueshmërinë e sanksioneve të SHBA-ve të vendosura kundër Rusisë për shkak të Krimesë, Kırımoğlu, u shpreh "Këto sanksione duhet të forcohen. Të gjitha vendet duhet të ofrojnë kontribut për zgjidhjen e problemit të Krimesë. Disa vende duk përfituar nga mundësia, e kanë mendjen në fitimin e parave me tregtinë. Nuk e mendojnë se nesër mund t'iu ndodhë edhe atyre një gjë e tillë. Nëse nuk i ndalojmë teksa ndodhen në Ukrainë, nesër këto mund të jenë edhe në Poloni dhe Lituani. Ne aktualisht ndodhet në frontin e parë. Nëse nuk na ndihmojnë nesër do të jetë shumë vonë për ata."
Ndër të tjera ai është shprehur se problemi në gadishull duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike dhe ka vënë theksuar se "ne nuk besojmë se çlirimi i Krimesë do të jetë me luftë".
"Do të ketë shumë humbje në njerëz përsa kohë që do të jetë lufta. Nëse atje fillon lufta, rusët fillimisht do të nisin të vrasin tartarët e Krimesë, do të kryejnë spastrim etnik. Për këtë arsye rruga e vetme për zgjidhjen e problemit janë përpjekjet diplomatike. Mënyra më efektive besojmë se janë sanksionet kundër Rusisë. Por këto sanksione duhet të jenë shumë të ashpra dhe duhet të përfshihen të gjitha vendet", ka theksuar Kırımoğlu.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se është e vështirë të flitet se si do të ndikojë në çështjen e Krimesë administrata e presidentit amerikan Donadl Trump, ai ka theksuar se lideri i ri i SHBA-ve i cili sipas tij është në favor të afrimit me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore ka kryer disa "deklarata absurde" në lidhje me Krimenë. Kırımoğlu ka rikujtuar se shumë persona në kabinetin e Trump e njohin nga afër Rusinë dhe se janë në favor të vazhdimit të sanksioneve kundër Rusisë.
Ndër të tjera lideri i tartarëve në Krime, ka vënë në dukje se shpresojnë që viti 2017 të jetë viti i përfundimit të okupimit të Krimesë nga Rusia.
"Rusia është një vend që nuk mund ta parashikojmë se çfarë do të ndodhë nesër. Ndoshta këtë mbrëmje, ndoshta pas një jave ato mund edhe tërhiqen nga Krimeja", është shprehur Kırımoğlu.