Mahmut Geldi
07 Dhjetor 2021•Përditësim: 07 Dhjetor 2021
Së bashku me ardhjen e vitit i ri, në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) pushimi i fundjavës do të ndryshohet për t’u zbatuar për dy ditë e gjysmë duke filluar nga mesdita e së premtes në vend të ditëve të premte dhe të shtunë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të vendit, WAM, qeveria e EBA-së ka ndryshuar orarin javor të punës në katër ditë e gjysmë sipas sistemit të ri.
Sistemi i ri i punës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022, me çka pushimet e fundjavës do të nisin në orën 12:00 të së premtes dhe do të zgjasin dy ditë e gjysmë, duke përfshirë edhe ditën e diel.
Agjencia gjithashtu raportoi se qeveria ka vendosur që namazi i xhumasë të falet në orën 13:15 gjatë gjithë vitit.
Siç thuhet më tej, sistemi i ri, i cili do të respektohet nga të gjitha institucionet publike, do të kontribuojë në integrimin e ekonomisë së EBA-së me tregjet globale.
WAM po ashtu shkroi se sistemi i ri synon edhe rritjen e performancës së punës në institucionet publike.