Ahmed Abdelsalam Ahmed Nassr,Afra Aksoy
12 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
ABU DABI (AA) - Në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) është rrëzuar një helikopter i cili ka qenë në fluturim rutinor ndërsa piloti dhe ndihmës piloti e humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare e lajmeve të EBA-së, WAM, në lajmin në bazë të Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura të EBA, bëri të ditur se një helikopter i cili ka qenë në fluturim rutinor ishte rrëzuar në ujërat ndërkombëtare.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se ekuipazhi i përbërë nga piloti dhe ndihmës piloti kanë humbur jetën, ndërsa nuk u dhanë informacione në lidhje me modelin e helikopterit dhe vendin ku është rrëzuar.
Përndryshe, një avion ushtarak në EBA ishte rrëzuar gjatë një fluturim trajnimi më 15 maj ku humbi jetën piloti dhe trajnuesi.