Afra Aksoy
02 Shkurt 2017•Përditësim: 02 Shkurt 2017
ABU DABI (AA) - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë thirrur në ministri të dërguarin diplomatik të Iranit për t'i shprehur shqetësimin nga furnizimi ilegal i milicëve antiqeveritar në Jemen me armë nga ana e Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në agjencinë zyrtare të lajmeve të EBA-s, WAM, ndihmësministri për Punë Juridike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Abdurrahman el-Avdi, ka ftuar dhe i ka dhënë notë proteste të dërguarit diplomatik të Iranit në Abu Dabi, me arsyetimin se "Irani ka furnizuar ilegalisht me armë milicët antiqeveritarë në Jemen".