Elena Teslova
02 Dhjetor 2022•Përditësim: 03 Dhjetor 2022
Informatori amerikan Edward Snowden u betua si shtetas rus dhe mori pasaportën ruse, njoftoi sot avokati i tij Anatoly Kucherena, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Gruaja e Snowden, Lindsay Mills, gjithashtu ka aplikuar për nënshtetësinë ruse”, tha Kucherena në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Më 26 shtator, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret, sipas së cilës Snowden lejohet të ketë shtetësi ruse.
Snowden, ish-punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, në vitin 2013 ekspozoi aktivitetet e misionit të inteligjencës së SHBA-së në mbarë botën me dokumente sekrete, pas së cilës iu dha azil në Rusi, ku jeton që nga ajo kohë.
E dashura e tij në atë kohë, Mills, iu bashkua atij në Rusi në vitin 2014. Ata u martuan në vitin 2017 dhe u bënë me një djalë në vitin 2020.