Mohamed Sabry Emam Muhammed
04 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
KAJRO (AA) – Një gjykatë në Egjipt ka liruar të shtunën një avokat i cili mbahet në arrest lidhur me vrasjen e studentit italian Giulio Regeni, i cili u gjet i vdekur në Egjipt me shenja torture në trupin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmed Abdullah u lirua me kushtin prej 1000 dollarësh, në vazhdën e hetimeve për komplot për të rrëzuar qeverinë vendase, deklaroi një burim nga brenda gjyqësorit në kushte anonimiteti.
Abdullah ishte arrestuar në prill të këtij viti, ndërsa ngarkohej me akuzën për përdorim të forcës për rrëzimin e qeverisë dhe shpërndarje e informacioneve jo të vërteta.
Italiani Regeni, një student 28 vjeçar i cili vijonte studimet e doktoraturës në Cambridge, ishte zhdukur në Kajro në mbrëmjen e përvjetorit të pestë të kryengritjes me anë të së cilës në vitin 2011 u rrëzua autokrati Hosni Mubarak.