Mohamed Sabry Emam Muhammed
04 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
RIAD (AA) – Dy sauditë janë plagosur gjatë të shtunës nga si pasojë e një sulmi nga Jemeni, bënë të ditur mediat lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Predha goditi një shtëpi në provincën jugore Najran, duke plagosur një nënë dhe fëmijën e saj, raportoi kanali televiziv Al-Ekhbariya i Arabisë Saudite, duke cituar agjencinë mbretërore të mbrojtjes civile.
Autoritetet saudite, megjithatë, nuk kanë identifikuar përgjegjësit për sulmin. Vija kufitare Arabi Saudite-Jemen gjatë muajve të fundit ka skenë e përleshjeve të vazhdueshme mes ushtarëve sauditë dhe rebelëve Husi të Jemenit.
Javën e kaluar, tre fëmijë sauditë u vranë nga sulmet nga territoret jemenase.