Ekip
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel në fjalimin e saj të Vitit të Ri falënderoi bashkatdhetarët e saj për ndihmën e tyre të madhe për një milion refugjatë që kanë ardhur në këtë vend në vitin 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
"Faleminderit për valën e madhe të ndihmës, emocionale, spontane që kemi përjetuar këtë vit, kur një numër i madh i njerëzve, shpesh përmes rrugëve të rrezikshme për jetën, kanë ardhur tek ne për të gjetur strehë", tha Kancelarja gjatë fjalimit që do të transmetohet në televizionin kombëtar në orën 17:00.
Ajo tha se ardhja e refugjatëve, në qoftë se ata trajtohen në mënyrë të drejtë, do të jetë një mundësi për vendin në të ardhmen. Ajo paralajmëroi se opinioni publik nuk duhet të jetë i ndarë në lidhje me këtë çështje dhe në mënyrë të qartë ka thënë se nuk ka vend për ata që shprehin urrejtje ndaj të ardhurve.