Daniel Gallego
28 Nëntor 2015•Përditësim: 28 Nëntor 2015
KAJRO (AA) - Njoftohet se një helikopter ushtarak është rrëzuar për shkak të një defekti teknik në rajonin Ismailiyye të Egjiptit, raporton Anadolu agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga ushtria egjiptiane njoftohet se për shkak të një defekti teknik në rajonin Fermat 6 Tetori në rrugën Kajro-Ismailiyye mbi arat e mbjella është rrëzuar një helikopter ushtarak dhe si pasojë janë plagosur anëtarët e ekuipazhit.
Në deklaratë ndër të tjera theksohet se helikopteri është rrëzuar gjatë një detyre të planifikuar për zbulim.
Ndërsa sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët theksohet se ekuipazhi është shpëtuar nga fermerët që ndodheshin në rajon dhe se janë transportuar në spital me një helikopter ushtarak.