Şenhan Bolelli
28 Nëntor 2015•Përditësim: 29 Nëntor 2015
MADRID (AA) - Ashtu si çdo vit para Krishtlindjeve në Spanjë rrugët e Madridit ndriçohen nga dritat, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të traditës e cila që nga viti 1962 zbatohet duke ndriçuar rrugët e qytetit që një muaj para Krishtlindjeve në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, janë ndriçuar mbi 100 rrugë dhe sheshe me dritat shumëngjyrëshe.
Zyrtarët e Bashkisë kanë në njoftuar se në këtë ndriçim janë përdorur mbi 5 mijë llamba ekonomike dhe se kostoja e këtyre punime është 2.8 milionë euro.
Ndërsa dritën e parë në sheshin Mayor në Madrid e ka ndezur 71 vjeçarja Manuela Carmena e cila u zgjodh korrikun e kaluar Kryetare e Bashkisë.
Carmena ka njoftuar se ndryshe nga vitet e kaluara për të rigjallëruar turizmin ajo ka zgjatur me 1 orë kohën e mbajtjes ndezur të dritave të cilat ditët e enjte, të premte dhe të shtunë do të qëndrojnë të ndezura deri në orën 24.00 dhe në ditët e tjera deri në orën 23.00. Ndërsa theksohet se dritat me 14 dhjetor, ditën e Krishtlindjeve, natën e Vitit të Ri më 31 dhjetor dhe më 5 janar në festën e 3-të të mbretit do të qëndrojnë të ndezura deri në orën 06.00.
Ndër të tjera theksohet se dizenjimin e vendosjes së dritave në disa rrugë dhe sheshe të Madridit e kanë kryer dizenjues dhe arkitektë spanjollë.