Ekip
09 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
YANGON (AA) – Elefantët e egër kanë vrarë pesë persona në fshatin Sint Kin të Mianmarit, kanë njoftuar të hënën autoritetet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Një tufë prej tre elefantësh u fut të dielën para agimit në fshatin Sint Kin në verilindje të shtetit Shan duke lënë të vdekur pesë persona, përfshirë një nëntë vjeçar, ndërkohë që shkatërruan disa shtëpi.
“Elefantët lanë të vdekur tre gra dhe një fëmijë. Më vonë në dalje të fshatit u gjet trupi i pajetë i një burri”, konfirmoi për AA, Swe Thein nga departamenti lokal i Pylltarisë.
Incidentet e këtilla nuk janë të rralla në zonat rurale të Mianmarit , ku shpyllëzimi ka rezultuar me përplasje të banorëve me elefantët.