Esin Işık
17 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
VARSHAVË (AA) - Në lidhje me negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar se "Gjithmonë e shpreh se nëse nuk na pranoni deklarojeni dhe të jemi në dijeni. Në këtë mënyrë as ne nuk ju pengojmë, edhe ju nuk na pengoni. As edhe këtë vendim nuk e japin. Nuk do të jemi të parët që do të tërhiqemi nga kjo betejë. Ne jemi në pritje të vendimit të tyre", raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti polak, Andrzej Duda, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve kokë me kokë dhe mes delegacioneve.
Pasi ka vënë në dukje se kanë diskutuar për hapat që mund të hidhen në bashkëpunimin dypalësh në fushat e politikës, ushtarake, ekonomike, tregtare dhe kulturore, Erdoğan tha se "Fillimisht në emër të Turqisë uroj që të jetë i dobishëm anëtarësia e përkohshme 2018-2019 e Polonisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dëshiroj që të dihet në veçanti se mbështetja, vendosmëria jonë në këtë çështje është e plotë. Solidariteti ynë në këtë proces do të jetë i plotë me përvojën tonë aktuale."
"Aktualisht kur shikojmë vëllimin tonë tregtar vërejmë se ai është në një nivel prej 6 miliardë dollarësh, por kjo për dy vende të fuqishme është një shifër e ulët. Shpresoj që në 5 vitet e ardhshme ta rritim në 10 miliardë dollarë. Kemi mundësinë që të zhvillojmë marrëdhëniet në shumë sektorë, që nga sektori i industrisë së mbrojtjes e deri tek të gjithë fushat ne mund ti hedhim këto hapa", është shprehur Erdoğan.
Erdoğan ka shtuar më tej "Turqia ende nuk pranohet në Bashkimin Evropian. Ndërkohë shumica e vendeve të pranuara pas aplikimit tonë nuk kanë të krahasuar me ne. Në kohën kur isha kryeministër merrja pjesë në samitet e liderëve dhe atëherë kishte 15 kapituj të cilët më pas këto i rritën në 35 dhe e dini se cili është shkaku? Që Të mos jetë i mundur pranimi i Turqisë. Madje disa thanë 'partneritet të privilegjuar' dhe disa thanë 'është e pamundur'."
Pasi ka bërë të ditur se në takimin e sotëm ka qenë e pranishme vendosmëria për të dhënë mbështetjen e nevojshme kryesisht për investitorët, Erdoğan tha se ndodhet në Poloni bashkë me afërsisht 200 biznesmenë.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se nuk kërkohet ndonjë vizë për qytetarët e vendeve të Amerikës Latine, Erdoğan është shprehur "Çudia këtu është e qartë. Këto viza do të hiqeshin në fund të vitit 2013, nënshkrimet u kryen, por që nga ajo ditë ende na mbajnë duke na zvarritur."
Ndër të tjera duke cekur çështjen e Irakut dhe të Sirisë, pasi ka rikujtuar se Turqia strehon në qytete çadër dhe me kontejnerë afërsisht 3.5 milionë njerëz, presidenti i Turqisë ka vënë në dukje se "shpenzimet e deritanishme kanë arritur 30 miliardë dollarë. Nga Evropa ka ardhur një mbështetje vetëm prej 885 milionë dollarë. Evropa në korrik të vitit 2016 na ka premtuar se do të japë 3 miliardë euro, dhe gjithashtu në fund të atij viti edhe 3 miliardë të tjerë. Ndodhemi po aty dhe ende nuk ka ardhur ndonjë gjë. Turqia me mundësitë e saj ka dhënë çdo ndihmë dhe gjithashtu do të vazhdojë ta japë."
Në lidhje me situatat e përjetuara në Siri dhe në Irak, Erdoğan ka theksuar se "Jemi në një pozicion ku ne duhet të marrim masa kundër kësaj lufte në kufijtë tanë, sepse ne prekemi dhe jemi të kërcënuar."
Ndërkohë përpara konferencës së përbashkët për shtyp, në praninë e Presidentit Erdoğan dhe homologut të tij Duda u nënshkruan marrëveshje në 5 fusha, mes ministrive dhe institucioneve të Turqisë dhe Polonisë.