Enes Kaplan
27 Shkurt 2018•Përditësim: 27 Shkurt 2018
ALGJERI (AA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të turneut të tij afrikan qëndron për vizitë në Algjeri, ku me nderime të larta u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Algjerit "Houari Boumediene" nga presidenti i Këshillit Kombëtare të Algjerisë, Abdelkader Bensalah, raporton Anadolu Agency (AA).
Krerët e dy vendeve, Erdoğan dhe Bensalah, pastaj mbajtën një takim prapa dyerve të mbyllura.
Gjatë vizitës së tij në Algjeri, presidenti turk u takua edhe me kryeministrin Ahmed Ouyahia, ku dhe janë nënshkruar marrëveshje të shumta bashkëpunimi mes dy vendeve.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të pranishëm ishin delegacionet nga e të dyja vendeve.
Në delegacionin turk i pranishëm ishte ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri i Doganave dhe Tregtisë, Bülent Tüfenkci, si dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.
Pas Algjerisë, presidenti turk do të vizitojë Mauritaninë, Senegalin dhe Malin.