Ekip
09 Tetor 2018•Përditësim: 09 Tetor 2018
ADDIS ABABA (AA) - Në një përpjekje për të mbrojtur punëtorët e saj nga keqtrajtimi dhe për t’u dhënë atyre një rrugë të ligjshme për të punuar jashtë vendit, qeveria etiopiane që nga dita e nesërme do të fillojë zyrtarisht shërbime jashtë vendit për punësim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Assefa Yirgalem, përgatitjet për të lejuar punëtorët vendas etiopianë të udhëtojnë në vendet e Lindjes së Mesme duke filluar nga dita e nesërme kanë përfunduar.
Pesë vite më parë, Etiopia kishte ndaluar qytetarët e saj të udhëtojnë në rajon për t’i mbrojtur ata nga keqtrajtimi.
Sipas agjencisë së lajmeve etiopiane, programi i ri do të fillojë me Arabinë Saudite, Katarin dhe Jordaninë, tre vendet e Gjirit, me qeveritë e të cilave Etiopia ka nënshkruar marrëveshje për të mundësuar emigrantët që të punojnë ligjërisht.
Në një vizitë në Arabinë Saudite këtë qershor, kryeministri etiopian, Abiy Ahmed, shënoi një fitore diplomatike duke fituar lirimin e qindra etiopianëve të burgosur për një sërë veprash në shtetin e Gjirit.