Ata Ufuk Şeker
29 Shtator 2016•Përditësim: 29 Shtator 2016
BRUKSEL (AA) – Në vendet e Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2015 kanë jetuar 26.761.655 persona më të vjetër se 80 vjeç, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra për Statistikat e Bashkimit Evropian (Eurostat) me rastin e Ditës së të Moshuarve, që shënohet më 1 tetor, publikoi të dhëna nga viti 2015 lidhur me atë se sa persona të moshuar jetojnë në BE.
Në Gjermani jetojnë 4.544.298, në Itali 3.977.449, në Francë 3.850.802, ndërsa në Britani të Madhe 3.093.013 persona më të moshuar se 80 vjeç.
Para 11 viteve, numri i personave më të moshuar se 80 vjeç që jetonin në vendet e BE-së arrinte rreth katër për qind, ndërsa vitin e kaluar është rritur në 5.3 për qind.
Me fjalë tjera çdo i njëzeti evropian në vitin 2015 ka qenë më i moshuar se 80 vjeç.
Krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve, në Itali jetojnë 6.5 për qind persona më të moshuar se 80 vjeç, në Greqi kjo është 6.3 për qind, në Spanjë 5.9 për qind, ndërsa në Francë 5.8 për qind. Të dhënat tregojnë se dy prej tre personave më të moshuar se 80 vjeç që jetojnë në vendet e BE-së janë gra.