Ekip
16 maj 2017•Përditësim: 17 maj 2017
BRUKSEL (AA) – Të dhënat e Eurostat-it konfirmojnë se rritja e ekonomisë në 19 vende që përdorin euron është stabile, nuk është spektakolar, por për kuartalin e parë të këtij viti arrin në 0.5 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Informacionet më të reja të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Statistikë (Eurostat), po ashtu konfirmuan se eurozona në tre muajt e parë të vitit 2017 është më e suksesshme se SHBA-të.
Sipas Eurostat, në SHBA është shënuar rritje prej 0.2 për qind. Vetëm në Greqi është regjistruar rënie. Por, edhe Greqia ka ulur rënien në dy për qind në kuartalët.
Ekonomia më e madhe në Eurozonë, Gjermania me rritje prej 0.6 për qind, është kyçe për tërë rajonin, ndërsa vendin e dytë e zë Franca me 0.3 për qind.
Shunë indikatorë tregojnë se Franca dhe vendet tjera janë në ritëm.