Vesna Besiç
05 Qershor 2018•Përditësim: 05 Qershor 2018
BERLIN (AA) - Policia gjermane ka evakuuar një shkollë fillore në Berlin për lajmërim se në shkollë kanë hyrë dy persona të dyshimtë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në shkollë nuk ka pajisje dhe person të rrezikshëm. Të gjithë nxënësit dhe arsimtarët janë në vend të sigurtë", njofton policia.
Në njoftimin e mëparshëm ishte thënë se janë duke hetuar një "situatë potencialisht të rrezikshme".
Nxënësit janë evakuuar nga shkolla në Gesundbrunnenu, në pjesën veriore të kryeqytetit dhe u dërguan në një kishë të afërt.