Ekip
03 Korrik 2016•Përditësim: 03 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) – Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka marrë në pyetje të shtunën kandidaten demokrate për zgjedhjet presidenciale amerikane Hillary Clinton, lidhur me përdorimin e postës private elektronike për komunikim zyrtar në kohën teksa ka qenë sekretare e shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Clinton vullnetarisht ka dhënë deklaratë për përdorimin e e-mailit teksa ka qenë në postin e sekretares së shtetit. Ishte kënaqësi e saj që të pati rastin të ndihmojë drejtësinë për këtë hetim”, tha Nick Merrill, zëdhënës i fushatës së saj. Marrja në pyetje zgjati rreth tre orë e gjysmë në selinë e FBI-së në Washington.