Betül Yürük
24 Shkurt 2021•Përditësim: 25 Shkurt 2021
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se vaksina e zhvilluar nga kompania farmaceutike Johnson and Johnson kundër koronavirusit (COVID-19) është "e sigurt dhe efektive" dhe siguron 66 për qind mbrojtje kundër sëmundjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në analizën e publikuar para një takimi ku ekspertët e FDA-së do të diskutojnë miratimin e përdorimit urgjent më 26 shkurt, thuhet se vaksina, e cila është testuar në 44 mijë njerëz, ka siguruar mbrojtje të fortë kundër sëmundjes dhe fatalitetit.
Nëse miratohet, vaksina Jonhson and Johnson do të jetë vaksina e tretë e aprovuar për përdorim urgjent në SHBA.
Vaksina në fjalë administrohet në një dozë të vetme.