Zuhal Demirci
15 Korrik 2016•Përditësim: 16 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Shërbimi Federal i Sigurimit (FSB) të Rusisë ka thënë se grupi i agjentëve të rinj, të cilët janë fotografuar gjatë një feste të papërshtatshme të diplomimit, do të ndëshkohen, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç është raportuar nga BBC, të diplomuarit muajin e kaluar kanë formuar një autokolonë me mjete luksoze dhe kanë shkaktuar bllokim të trafikut në Moskë. Ata kanë dalë në xhamat e makinave gjë kjo që ka bërë që agjentët e rinj të dënohen.