Mustafa Keleş,Canberk Yüksel,Hasan Hüseyin Köşger
09 Qershor 2016•Përditësim: 10 Qershor 2016
LOUISVILLE (AA) - Ceremonia mortore e boksierit legjendar amerikan që humbi jetën në moshën 74 vjeçare për shkak të shqetësimeve në rrugët e frymëmarrjes dhe mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Muhammed Ali, filloi ditën e sotme me faljen e namazit të xhenazesë në Lousiville, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të ceremonive që do të zgjasin dy ditë sot në "Freedom Hall" ku boksieri legjendar luajti ndeshjen e tij profesionale u fal namazi i xhenazesë, ku morën pjesë presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, si dhe ministrat e kabinetit qeveritar turk, si ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Rinisë dhe Sporteve, Akif Çagatay Kiliç, kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare (Diyanet), Mehmet Görmez, muzikanti britanik që pranoi islamin në 1977 Yusuf İslam, akademiku dhe opinionisti amerikan që kaloi në islam në moshën 17 vjeçare Hamza Yusuf, lideri i Nation of Islam Louis Farakhan, aktivisti i të drejtave të njerëzve me ngjyrë, Jesse Jackson, organizatori i famshëm i ndeshjeve të boksit, Don King, një numër i madh personash nga bota e sportit si dhe mijëra muslimanë.
Në përputhje me amanetin e Muhammed Ali njerëzit e feve të tjera kanë ndjekur ceremoninë mortore në pjesën e ndarë për to.
Para faljes së xhenazes në sallë u kënduan ajete kuranore të sureve Rahman dhe Fexhr dhe më pas arkivoli i Muhammed Ali u transportua nga automjeti për në sallë nën shoqërimin e tekbireve nga disa muslimanë duke përfshirë edhe Yusuf İslam dhe Hamza Yusuf.
Teksa vërehej se në copën që mbështillte arkivolin ishin të shkruara pjesë nga Kur-ani, më pas imami Zaid Shakir fali namazin e xhenazesë pasi dha disa informacione rreth faljes së namazit. Ndërsa anëtarët e familjes kanë pritur ngushëllimet nga të pranishmit në vendin e ndarë posaçërisht për to.
Ceremonia e dytë e boksierit legjendarë do të mbahet ditën e nesërme në "KFC Yum! Center", ku në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të feve të tjera dhe dashamirës të Muhammed Ali nga pjesët e ndryshme të shoqërisë.
Në këtë ceremoni pritet që krahas ish-presidentit amerikan Bill Clinton të mbajnë fjalime edhe aktori Will Smith, komediani Billy Crystal dhe sportisti Bryant Gumbel.
Trupi i pajetë i boksierit legjendar Muhammed Ali pas kalimit në bulevardin e përcaktuar në Louisville do të varroset në varrezën Cave Hill.