Ömer Aydın
16 Shkurt 2017•Përditësim: 17 Shkurt 2017
STRAZBURG (AA) - Është përditësuar rregullorja e Bashkimit Evropian në lidhje me luftën kundër terrorizmit. Në parlamentin Evropian (PE) është miratuar një rregullore e re, sipas së cilës tani e tutje hyrjet dhe daljet në zonën Schengen do t'i nënshtrohen kontrollit sistematik, në kuadër të luftës kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën plenare të PE-së e cila po vazhdon në Strazburg, është diskutuar dhe miratuar raporti në lidhje me projektligjin e përgatitur nga anëtarja rumune e PE-së, Monica Macovei.
Në seancën plenare janë miratuar ndryshime në "Rregulloren për luftën kundër terrorizmit" që ishte futur në zbatim në vitin 2002, kundër rrezikut në rritje nga terrorizmi, luftëtarëve të huaj që kthehen në BE dhe kërcënimeve që vijnë në BE nga jashtë.
Sipas kësaj, ndryshimet janë bërë në punimet e Komisionit Evropian në dhjetor të vitit 2015 dhe rregullat kufitare të zonës Schengen. Nën kontroll do të nënshtrohen të gjithë pasagjerët që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen përmes rrugës tokësore, ajrore dhe detare.