Ali Mukarrem Garip
16 Shkurt 2017•Përditësim: 17 Shkurt 2017
KIRKUK (AA) – Forcat e sigurisë kanë kapur 85 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH të cilët gjendeshin në kampet e refugjatëve në Kirkuk të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapja e pjesëtarëve të DEASH-it, të cilët ishin maskuar si migrantë në kampet irakiane të refugjatëve, është si rezultat i kontrollit të pjesëtarëve të forcave të sigurisë.
Kava Garip, kryeshef i policisë Daduka në Kirkuk konfirmoi për AA se janë lajmëruar për fshehje të terroristëve në mesin e refugjatëve. “Mbrëmë kryem aksion në kampet e refugjatëve në Dakuka dhe Leyland dhe kapëm 85 anëtarë të DEASH-it”, deklaroi Garip.
Sipas tij, bëhet fjalë për terroristë të cilët ishin infiltruar mes refugjatëve të cilët braktisën Havice-n në Kirkuk, që ishin nën kontroll të DEASH-it. Garip sqaroi se terroristët, të cilët kanë pasur funksione të rëndësishme në organizatën terroriste, arritën të hyjnë mes refugjatëve pavarësisht masave të larta të sigurisë.
Fettah Bava, kryeshef i policë në Leylana tha se në mesin e terroristëve gjendeshin instruktorë për stërvitje ushtarake si dhe të mitur. Sipas tij, Kirkuku nuk do të jetë i sigurtë derisa nuk çlirohet Havice që është nën kontroll të DEASH-it nga viti 2014. Sipas të dhënave të Ministrisë irakiane të Migracionit dhe Refugjatëve, në shtatë kampe refugjatësh gjenden 650.000 refugjatë irakianë.