Bedrudin Brljavac
08 Korrik 2023•Përditësim: 08 Korrik 2023
Dubrovniku në Kroaci është nikoqir i konferencës së madhe ndërkombëtare "Dubrovnik Forum 2023", raporton Anadolu.
Në panelin hapës do të diskutohet përshtatja në kohët e ndryshimeve globale të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Fjalën hyrëse në Forumin e Dubrovnikut e mbajti ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman.
Përveç kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, merr pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili foli me video-mesazh.
Forumi i 16-të i Dubrovnikut filloi dje me një takim nën patronatin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Pritësi i darkës solemne ishte Plenkoviq.
Në forum marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Bosnjës e Hercegovinës (BeH), Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bullgarisë si dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi i Lartë për BeH-në, Christian Schmidt.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Ballkani Perëndimor dhe energjetika janë vetëm disa nga temat që do të diskutohen në Forumin në Dubrovnik.