Fuat Kabakçı
03 Shtator 2017•Përditësim: 04 Shtator 2017
PEKIN (AA) - Shtohen masat e sigurisë në qytetin Xiamen të Kinës, ku sot do të fillojë Samiti i Liderëve të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që organizohet nën kryesimin e Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të samitit ku do të marrin pjesë liderët e shteteve të BRICS si edhe zyrtarë të lartë të pesë shteteve në qytetin Xiamen të provincës jugore të vendit, Fujian, janë bërë disa përshtatje në trafikun e qytetit.
Në qytet gjatë samitit është kaluar në sistemin e targave tek dhe çift, ku automjetet do të mund të dalin në trafik në ditë të ndryshme sipas targave të tyre.
Gjitashtu gjatë samitit nuk do të lejohet dalja në trafik e makinave të gjata si maunet, automjetet me tre rrota që përdoren për kargo, transportuesit e ushqimeve dhe motoçikletave.
Pas masave të marra në qytet dhe trafikut të qetë shumë markete dhe dyqane janë mbyllur. Në disa dyqane janë vendosur mbishkrime në të cilat shkruan "Hapet më 7 shtator".
Alarm të verdhë për tajfunin Mavar që do të ndikojë Xiamen
Ndërkohë Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Kinës, njoftoi alarm të verdhë për tajfunin Mavar që do të jetë arrijë në provincat jugore të vendit, Guangdong dhe Fujian.
Sesioni i hapjes së samitit do të bëhet sot në kryesinë e presidentit kinez Xi Jinping. Liderët më pas do të kalojnë në seanca.
Samiti organizohet nën kryesimin e Kinës, ndërsa do të fokusohen në temat, si rritja ekonomike globale, tregtia, investimet, bashkëpunimi financiar dhe komunikimi.