Müslüm Etgü
19 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
ŞANILURFA (AA) - MÜSLÜM ETGÜ - Kryetari i Bashkisë së rajonit Akçakale në qytetin Şanlıurfa të Turqisë, Abdulhakim Ayhan, në lidhje me vendosjen e flamurit amerikan nga organizata terroriste PYD/PKK në rajonin Tel Abjad në qytetin Rakka të Sirisë tha se "Këto flamuj nuk janë asgjë tjetër veçse formalitet, vendoset njëri hiqet tjetri. Pronarët e vërtetë të këtij vendi këtu janë arabët dhe turkmenët", raporton Anadolu Agency (AA).
Ayhan në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se rajoni Tel Abjad i cili ndodhet nën kontrollin e PYD-së i përket arabëve dhe turkmenëve dhe se organizata terroriste apo ndonjë grup tjetër nuk do të mund të jetojë duke dëbuar popullatën.
Duke u shprehur se organizata terroriste PYD në Tel Abjad ka vendosur flamurin në një mënyrë që mund të shikohet edhe nga rajoni Akçakale të qytetit Şanlıurfa dhe se fshihet pas flamurit amerikan, Ayhan ka shtuar: "Aktualisht është duke u përjetuar një inflacion flamujsh. Vendosen flamujt të YPG-së, SHBA-së, Britanisë. Së fundmi PYD-ja duke vendosur flamurin amerikan dhe duke u fshehur pas tij zbaton një politikë dëbuese në Tel Abjad i cili është i përbërë prej 97 përqind nga arabët dhe turkmenët. Këto flamuj nuk janë asgjë tjetër vetëm se formalë, vendoset njeri hiqet tjetri".
Pasi ka theksuar se pronarët e vërtetë të Tel Abjad-it janë arabët dhe turkmenët Ayhan tha se "Shpresojmë që të rikthehen sa më parë në trojet e tyre dhe të jenë në gjendje të mbrojnë atdheun dhe vendin e tyre. SHBA-ja për të hapur një korridor dëshironte të bashkonte Tel Abjadin me Afrinin. Por lavdëruar qoftë Allahu kjo tezë e SHBA-së dhe Evropës u shkatërrua me operacionin e Turqisë 'Mburoja e Eufratit'".