Barış Seçkin
04 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
ROMË (AA) - Njoftohet se do të shkojë me një anije të vetme në Gaza flota e 4-të e përbërë nga gratë e nismës civile ndërkombëtare të "Koalicionit të Flotës së Lirisë" që është formuar për të kundërshtuar bllokadën e zbatuar ndaj Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga organizata, theksohet se po vazhdon udhën pa probleme anija "Zajtouna" e cila të martën e javës së kaluar u nis pas ndalesës së radhës në Messina të Italisë dhe se këtë fundjavë pritet që të mbërrijë në portin e Gazës.
Në deklaratë theksohet se me flotën e përbërë vetëm nga gratë ishte planifikuar që drejt Gazës të niseshin dy anije nga Barcelona e Spanjës, por anija e parë Amal-Hope nuk e vazhdoi udhëtimin. "Faktikisht anija ishte e gatshme për të vazhduar lundrimin në det, ku ajo madje kishte mbërritur nga Palermo në Messina, por ekuipazhi i anijes për shkak të kësaj vonese të udhëtimit nuk mundi të qëndronte më shumë me ne dhe u largua", thuhet më tej në deklaratë.