Ayşe Sümeyra Aydoğdu
04 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
TRIPOLI (AA) – Si pasojë e fundosjes së disa varkave në ujërat e Libisë që transportonin migrantë ilegalë që përpiqeshin të kalonin në Evropë, sipas të dhënave të para jetën e kanë humbur 30 persona, ndërsa 305 të tjerë janë shpëtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Basil el-Garabli, kryetari i Njësisë kundër migracionit ilegal në qytetin Sabrata në veri të Libisë, tha se dy varka janë fundosur në ujërat e qytetit Sabrata me të cilat transportoheshin familje që u përpoqën të kalojnë në Evropë ilegalisht.