Meryem Kasım
08 Shtator 2016•Përditësim: 08 Shtator 2016
JERUSALEM (AA) - Izraeli ka njoftuar se ka goditur disa pozicione të regjimit të Asadit në rrafshnaltën Golan në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se forcat ushtarake të këtij vendi kanë goditur disa pozicione baterishë gjuajtëse të regjimit si kundërpërgjigje për afrimin e konflikteve drejt vendit të tyre.