Muhsin Barış Tiryakioğlu
08 Shtator 2016•Përditësim: 09 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Operatori i pavarur Italian i rrjetit elektrik "Terna" ka fituar një tender ndërkombëtar me vlerë prej 230 milionë dollarë për shtrimin e rreth 220 kilometra të linjës elektrike në Uruguaj, bëri të ditur të mërkurën kompania italiane, raporton Anadolu Agency (AA).
"Terna" ka fituar kontratën për ndërtimin e tre infrastrukturave të reja të energjisë elektrike nga kompania shtetërore UTE e cila menaxhon me prodhimin, transmetimin, shpërndarjen dhe shitjen e energjisë elektrike, thuhet në njoftimin e kompanisë.