Muhammed Bilal Kenasari
30 prill 2016•Përditësim: 30 prill 2016
WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Mark Toner, ka pohuar se dënojnë ekspozimin në një kamion nëpër rrugët e Afrin-it të trupave të anëtarëve të Ushtrisë Siria e Lirë të cilët ishin vrarë nga PYD-ja e cila në Siri është zgjerimi i organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp, Toner pas pyetjes së drejtuar nga AA ka folur rreth ekspozimit në pjesën e prapme të një kamioni të trupave të opozitarëve të cilët kishin humbur jetën pas një konflikti të armatosur në rajonin Tel Rifat mes forcave të PYD-së dhe forcave të Ushtrisë Siria e Lirë.
Duke vënë në dukje se i kanë shikuar pamjet por se nuk mund të konfirmojnë vërtetësinë e tyre Toner tha se: "Këto lloj sjelljesh i dënojmë pa hezitim. Këto sjellje shkaktojnë rritjen e tensioneve mes grupeve në Sirinë Perëndimore."