Adham Kako
03 Nëntor 2017•Përditësim: 03 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Forcat që mbështesin regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al Asad, kanë marrë nën kontroll qendrën e qytetit Deir ez-Zor, i cili shtrihet në brigjet e lumit Eufrat në verilindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve SANA thekson se forcat e Asadit kanë marrë nga organizata terroriste DEASH, kontrollin e plotë të qendrës së Deir ez-Zorit.
Theksohet se forcat e regjimit në shtator të këtij viti nisën një ofensivë më përkrahje ajrore të Rusisë dhe tokësore të Iranit, ndërsa tashmë kontrollojnë në tërësi qendrën e këtij qyteti sirian.
Megjithatë, një pjesë e Deir ez-Zorit në kufi me Irakun, akoma kontrollohet nga DEASH-i i cili e pushtoi në vitin 2014. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, terroristët e PKK/PYD-së kontrollojnë një të katërtën e territorit të Sirisë.
Fushat e naftës në Deir ez-Zor, gjatë tre viteve të fundit kanë paraqitur njërin nga burimet kryesore të të ardhurave financiare të DEASH-it.