Ekip
23 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
BAGDAD (AA) – Burime lokale të sigurisë shprehen se forcat irakiane kanë marrë në kontroll 12 qarqe të Felluxhës vetëm disa orë nga nisja e operacioneve ushtarake për të rimarrë qytetin nga organizata terroriste DAESH, raporton AnadolunAgency (AA).
Felluxha konsiderohet bastion kryesor i DAESH-it në provincën Anbar të Irakut.
Zyrtari i policisë Federale, Raed Jawdat, në një deklaratë të hënën tha se forcat e përbashkëta, përfshirë ushtarë, njësite antiterroriste, milicinë pro qeveritare dhe luftëtarët fisnorë kanë arritur të marrin në kontroll 12 qarqe.