Ahmet Sait Akçay
23 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
SANA (AA) – Të hënën në Kuvajt pas një pushimi disa ditor kanë vazhduar bisedimet për paqe mes palëve konfliktuese në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar të hënën, qeveria e Jemenit tha se delegacioni i saj ka vazhduar me pjesëmarrjen në bisedimet për paqe, pasi ka marrë direktivat nga presidenti Abd Rabbuh Mansur Hadi dhe një garanci nga Kombet e Bashkuara.
Bisedimet pritet të kenë në fokus çështjen e tërheqjes e militantëve Husi nga qendrat kryesore të populluara dhe dorëzimin e armëve ( sipas rezolutës 2216 të OKB-së) bashkë me thirrjen për të themeluar një qeveri të Unitetit dhe shqyrtimit të legjitimitetit të presidentit Hadi.
Të martën e kaluar delegacioni qeveritar ndërpreu bisedimet me kusht që militantët Husi dhe aleatët e tyre të respektojnë rezolutën 2216 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.