Mustafa Deveci
10 Qershor 2019•Përditësim: 10 Qershor 2019
Së paku 12 palestinezë janë privuar nga liria gjatë bastisjeve të forcave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Me qëllim të trysnisë shtesë dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë tashmë me muaj janë duke zbatuar bastisje nëpër vendbanime në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar.
Gjatë bastisjeve të forcave izraelite, palestinezët janë akuzuar për përfshirje në aktivitete terroriste. Shumica e të arrestuarve kalojnë nga disa ditë në paraburgim.
Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, nëpër burgjet izraelite momentalisht gjenden së paku 5.700 palestinezë, përfshirë gra dhe të mitur.