Ali Semerci
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
JERUSALEM (AA) - Në përleshjen mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve që pasuan gjatë bastisjes së ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Kalendiya në veri të Jerusalemit u vranë dy palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës thuhet se në bastisjen dhe kërkimet e ushtarëve izraelitë që u kryen në kampin e refugjatëve në Kalendiya, 2 palestinezë janë vrarë nga ana e ushtarëve izraelitë.
Në njoftim më tej thuhet se 4 persona të cilët u plagosën gjatë përleshjeve mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve të rinj janë dërguar në Kompleksin Mjekësorë të Palestinës në Ramallah.