Anees Suheil Barghouti
02 Mars 2018•Përditësim: 03 Mars 2018
RAMALLAH (AA) - Një fotograf i Anadolu Agency (AA) u plagos sot nga të shtënat izraelite teksa po ndiqte përplasjet mes të rinjve palestinezë dhe forcave izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Një plumb gome i shkrepur nga një ushtar izraelit goditi fotografin Issam Rimawi në dorë teksa po ndiqte përplasjet në fshatin Billin në lindje të Ramallahut, njoftoi një korrespondent i AA-së nga vendi i ngjarjes.
Rimawi thuhet se është dërguar në Qendrën Mjekësore në Ramallah për trajtim.
Territoret palestineze mbeten të tensionuara që nga dhjetori i kaluar, kur presidenti amerikan Donald Trump e njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit, duke tërhequr reagime nga e gjithë bota arabe dhe muslimane.
Që atëherë, palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e bllokuar të Gazës kanë organizuar demonstrata çdo të premte, të cilat shpesh rezultojnë në përleshje me forcat izraelite, për të protestuar kundër vendimit të diskutueshëm të SHBA-ve.