Murat Ünlü
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
PARIS (AA) - Franca bën thirrje për uljen e tensioneve ushtarake mes Ukrainës dhe Rusisë të përjetuara në ditët e fundit në Krime, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, në një konferencë për media ka njoftuar se kanë shqetësime për shkak të ardhjes së anijeve luftarake të Rusisë në brigjet e Krimesë.
"U bëjmë thirrje palëve që të distancohen nga çdo lloj tensioni dhe bëjmë thirrje për një dialog ku Franca është e gatshme të kontribuojë nga çdo pikëpamje", tha Nadal.